Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, stafi teknik merr vendimin për maqedonasin Gligorov

Vllaznia, stafi teknik merr vendimin për maqedonasin Gligorov

Me tribunën qendrore të mbyllur, Vllaznia do të tentojë të marrë fitoren ndaj Teutës pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje do të luhet në orën 16.30 dhe pritet me interes nga të dy ekipet që duan të rregullojnë renditjen e tyre. Shkodranët për t’iu shmangur vendeve të fundit të renditjes dhe durrsakët për t’iu afruar sa më shumë kreut.

Klubi shkodran ka bërë të ditur sot edhe çmimet e biletave për ndeshjen e së dielës. Drejtuesit e klubit shpresojnë shumë në mbështetjen e tifozëve në këtë takim shumë të rëndësishëm, ashtu siç kanë bërë thirrje për një mbështetje brenda rregullave të lejuara sepse gabimet e bëra në ndeshjet e mëparshme, po i kushtojnë Vllaznisë.

Ndërkohë skuadra kuqeblu ka vijuar normalisht me përgatitjet dhe stafi teknik po bën gati skuadrën për takimin e fundjavës. Përveç brazilianit Hygor që ndodhet ende në vendin e tij, pritet që të gjithë futbollistët e tjerë të jenë të gatshëm për këtë takim, përfshi këtu edhe maqedonasin Gligorov.

Ky i fundit ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi por në dy seancat e fundit i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe mendohet të jetë i gatshëm për të dielën. Padyshim që ky është një lajm i mirë për skuadrën sepse është një element cilësor, që do ta ndihmojë Vllazninë për të fituar pas dy ditësh ndaj Teutës.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments