Kane zgjedhur qytetin e Durresit per t’u akomoduar ne pragndeshjen me Kastriotin dhe po ashtu edhe stervitjen e fundit e kane zhvilluar atje.
Futbollistet dhe stafi teknik i Vllaznise jane vendosur ne kompleksin “Tropikal:, aty ku dhe jane stervitur pasditen e sotme.
Ka qene vete klubi shkodran qe e ka lajmeruar nje gje te tille duke bere te ditur po ashtu, qe kjo seance eshte drejtuar nga trajneri Brdariç.
“Pasditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Kastriotin. Kjo seancë është zhvilluar në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës dhe është drejtuar nga trajneri Brdariç.
Gjendja e futbollistëve duket shumë e mirë dhe tek të gjithë ka besim për një tjetër rezultat pozitiv edhe në sfidën e rradhës”-shkruhet ne faqen e klubit shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/