Ne pritje te perballjes gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Kamzes, keto dy ekipe do te perballen serish me njeri- tjetrin ne nje tjeter perballje.

Kete here ne sfiden e cila eshte e vlefshme per Ligen Unike. Kjo ndeshje eshte caktuar te luhet diten e enjte ne oren 19.00 ne pallatin e sportit “Qqzim Dervishi”.

Kjo ndeshje do te rregjistroje edhe debutimin e trajnerit Fabian Gjuka ne pankinen e Vllaznise e po ashtu edhe te dy lojtareve amerikane te sapoardhur,

Behet fjale per Avi Christophet Toomer dhe Raahsan Williams. Te dy keto lojtare mesohet se tashme jane federuar me ekipin shkodran dhe do te jene ne fushe te enjten ne darke.

Vllaznia do te kerkoje fitoren e pare ndaj Kamzes kete sezon sepse siç e dime, ne tre perballjet e meparshme ka fituar skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani./SHKODRA-SPORT.COM/