Vllaznia bëri vetëm një përforcim në merkaton e janarit, pikërisht mesfushorin francez, Mikael Panos, i cili debutoi në Superiore me kuqeblutë ndaj Kastriotit.
Mësohet se në orët e fundit të merkatos, drejtuesit kuqeblu u interesuan për situatën e sulmuesit shkodran të Samsunsporit, Erald Çinari.
Ditet e fundit ai ka qene ne Shkoder prane familjes se tij dhe gjate kesaj periudhe ka kontaktuar edhe me drejtuesit e klubit Vllaznia. Edhe vete lojtari ka shfaqur deshiren per t’u rikthyer tek kjo dhe me kete qellim eshte nisur drejt Turqise per te gjetur akordin edhe me klubin turk per ta lene te lire.
Drejtuesit kuqeblu kane qene deri ne fund ne pritje te nje pergjigje pozitive por ne fund, turqit kane vendosur te mos e huazojne futbollistin e tyre dhe ketu kane marre fund edhe shpresat e Vllaznise.