Klubi Vllaznia qe nga dita e sotme ka njoftuar se nisur shitjen e biletave per ndeshjen e neserme me Partizanin. Ai u ka bere thirrje tifozeve per ta mbeshtetur skuadren ne kete perballje shume te rendesishme. Nga sa behet e ditur, edhe çmimet e biletave nuk kane ndryshuar dhe jane te njejta me ato te ndeshjeve te kaluara. Ja njoftimi i klubit shkodran:

NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Partizanin që luhet të hënën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:

E dielë ora 10.00- 14.00 dhe 16.30-19.00
E hënë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E 300 lekë (MIQTË)
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për ta fituar atë.
#EjaedheTi
#PerjeteKuqeblu