Opinion nga Sefer KIKIJA

Dy skuadra te medha te futbollit shqiptar, Vllaznia e Shkoder loces djep i futbollit. Ketu lindi futbolli. Topi i pare erdhi pikerisht ne Shkoder. Çdo gje e pare ne Shqiperi, fillon nga Shkodra. Topi i pare, ndeshja e pare, foto e pare, filmi i pare, libri i pare, etj. Por dhe Tirana, kryeqyteti yne qe nga 1920 nuk ngelet pas. Nje metropol europian.Nje ekip me zemer, me grinte. Riza Lushta i madh qe luajti me Juventusin, ka dale ketu.Tirana e famshme e emrave te te medhenj, te futbollit shqiptar, Zonja e Vjeter. Me me shume trofe po rrokulliset. Ka marre tatepjeten dhe nuk dihet çfare do te ndodhe ne “Loro Boriçi” ne perballjen midis bigve te futbollit shqipetar. Perse ndodhi keshtu. Pergjigjen, nuk me takon mua ta jap. Por boseve te futbollit. Ata qe merren me ate atje ne Shqiperine time te lene para 7 vitesh. Por, si njeri i sportit i futbollit per shume vite, me “djeg” ky fakt qe keto dy ekipe luajne ndeshjen e mbijeteses.Ashtu sic, jam pezmatuar per degdisjen poshte e me poshte te Elbasanit tim te dashur. Kush jane fajtoret? I keni ne mesin tuaj. Merreni dhe ndeshkojeni.Futbolli eshte art, kulture, shlodhje per njerezit. Jo stres dhe tallje. Çuditem qe FSHF ajo qe gatuan gjithcka, krenohet duke thene se eshte kampionati me i bukur. Cili kampionat? Ai i dallavereve, i gjykimeve me telekomande, apo ai i vendosjes se fituesit pa filluar ndeshje. Mos u mburrni kot. Mos e mbuloni diellin me shoshe. Lexova dhe mesova se Bakaj apo ndonje tjeter futbollist jo shkodran, nuk preferojne te luajne kundra Tiranes. Perse? Sepse nuk ulin dot fanellen e Tiranes. Me duket se Bakaj ne karieren e tij ka luajt me shume me Dinamon se sa me Tiranen. Edhe Vrapi me shume ka luajtur me Lushnjen, Elbasanin apo ndonje ekip tjeter ,para Tiranes. Çfare jane keto krahinizma. Ne asnje vend tjeter nuk degjon kesoj banalitetesh.Po shkodrani Lika, a do te luaje kundra Vllaznise? Gaboheni zoterinj? Fubollisti para se te jete shkodran,tiranas apo tjeter, eshte futbollist. Luan per klubin e tij, ka kontrate me te, paguhet nga ai.Futbollisti eshte profesionist. Futbolli eshte pune e tij dhe ai paguhet per te. Nuk dua te bej paralelizma europiane ku lojtaret kalojne nga Real tek Barça, nga Çelsi tek Arsenal, nga Bajern te Dortmund. Luajne me zemer, me shpirt, shenojne gola por nuk festojne. Ju kujtoj vetem kapitenin Nevil Dede, nje tiranas. La Tiranen per te luajtur dhe per ta nxjerre kampion Elbasanin 2005-2006. Kapiten i Elbasanit, kundra Tiranes luante me i karikuar se ne takimet e tjera. Mos e ngaterroni futbollin me pazarin e Roskovecit. Ndaj le te luaje Bakaj apo ndonje tjeter futbollist jabanxhi i Vllaznise, kundra Tiranes.Nuk do te ndodhe asgje.Ai do te beje detyren.