Vllaznia-Tirana do jetë ndeshja më e bukur dhe interesante për tu shikuar në këtë raund të 30-të të Superligës. Si shkodranët ashtu edhe kryeqytetasit do përplasin ‘brirët’ nesër në orën 18:00, në stadiumin ‘Loro Boriçi’. Në aktin e fundit për këtë sezon në Superiore, ku duelet direkte kanë folur në favor të ekipit shkodran.

Ndeshja pritet shumë interesante jo vetëm për historinë që mbart kjo dyshe, por edhe objektivat që kanë dy skuadrat në këtë Superiore. Tirana po lufton për titullin kampion të rradhës në Superligë e ndërsa Vllaznia do të sigurojë zonën e kupave të Europës. Dueli pritet i një niveli të lartë dhe me duele direkte në fushën e lojës ku përballen disa nga futbollistët më të mirë në vend.

Kështu Vllaznisë i rikthehen për ndeshjen ndaj kryeqytetasve dy nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Siç janë dy mbrojtësit e krahut, Gurishta dhe Hakaj, të cilët ishin të pezulluar në takimin e fundit ndaj Kukësit. E dy mbrojtësit shkodranë nga krahët do kenë detyra të vështira përballë kundërshtarëve bardheblu.

Ku në krahun e Hakajt si kundërshtar do jetë Hasani, golashënuesi më i mirë i Superiores me 15 gola. E ndërsa dueli direkt i Gurishtes do jetë përballë Abazajt, lojtarit më në formë tek Tirana për momentin, ku në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias realizoi dy gola. Një ndeshje që pritet të vendoset nga krahët dhe ku duelet do jenë nga ato që me të vërtetë ia vlejnë të shihen në një ndeshje futbolli.
Endri ÇINARI