Me fitore e ka mbyllur kete jave edhe ekipi i volejbollit te meshkujve te Vllaznise. Ai ka pritur ne “Qazim Dervishi” ekipin e Tiranes te cilin e ka mundur me rezultatin 3-1.
Ndeshja nisi mire per kuqeblute e trajnerit Kraja te cilet e fituan setin e pare me shifrat 25-18. Fitorja e ketij seti u mendua se do t’i jepte zemer vendasve por ne fakt, ne te dytin eshte Tirana e cila luan mire dhe e fiton ate 25-23.
Rivalitet edhe ne te tretin megjithate Vllaznia ne fund eshte me e sakte dhe e fiton ate 25-22. Ne te katertin serish ajo luan me kujdes, eshte qe ne udheheqje qe ne fillim dhe vazhdon ta ruaje ate deri ne fund duke e mbyllur me shifrat 25-18.
Kesisoj ajo e ka fituar kete ndeshje me rezultatin e pergjithshem 3-1.Kjo eshte fitorja e trete per kuqeblute te cilet per momentin ndodhen ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit, por gjithsesi kane ende per t’u permiresuar sepse kampionati sa vjen e veshtiresohet.
Megjithate fitorja e sotme ndaj Tiranes eshte nje shenje e mire e forces qe ka ekipi dhe ai kur deshiron te luaje, e ben mire kete gje perballe çdo kundershtari dhe mund te fitoje ndaj kujtdo.
www.shkodrasport.com