Risia e Federatës Shqiptare të Futbollit, organizimi për herë të parë i kampionatit të Kategorisë Superiore edhe për grupmoshën U15, po shkon në mënyrën e duhur.Gara shikohet se është e fortë në mes ekipeve pjesmarrëse dhe ajo që të bën përshtypje në Grupin A, është se rivalitet duket shumë i madh.

Për më tepër, Vllaznia U15 është në një luftë të fortë sportive dhe ndoshta e vetme, me katër ekipe të kryeqytetit dhe pikërisht me Tiranën, Partizanin, Internacional dhe Football Republic.

Kampionati ka katër javë që ka nisur dhe kuqeblutë e drejtuar nga Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani kanë patur edhe përballje me disa prej këtyre ekipeve.

Me Internacionalin në javën e parë ka fituar në transfertë me rezultatin 2-1, në javën e dytë është mundur nga Tirana 1-0 po në transfertë, ndërsa në të tretën ka fituar në Shkodër ndaj Akademisë së Futbollit me shifrat 3-1.

Të shtunën do të ketë përballjen e katërt direkte me këto ekipet rivale teksa do të presë në “Reshit Rusi” ekipin e “Football Republic”, ndeshje kjo që do të luhet në orën 10.00 dhe pritet me interes nga të dy ekipet që kanë kuotë të barabartë pikësh.

Siç e shikoni edhe nga renditja e mëposhtme, Vllaznia do të ketë një rivalitet të fortë me këto ekipet e kryeqytetit e megjithatë, synimi i saj është për t’u shpallur kampion këtë sezon.
© shkodrasport.com