Tjeter trofe per ekipet e Akademise Vllaznia. Mesditen e sotme Vllaznia U15 ka marre trofeun e ekipit kampion te grupit A, ose sic quhet ndryshe kampion i Veriut.
Ajo ka kryesuar me merite prej shume javesh dhe madje e shkeputur nga ndjekeset e saj me te aferta. Per rrjedhoje ndeshja e sotme, e fundit e fazes se trete te kampionatit, ka qene thjesht nje formalitet dhe per rrjedhoje Besa ka fituar 3-1 ne “Reshit Rusi”.
Goli i vetem per ekipin shkodran eshte shenuar nga futbollisti Geraldo Ftoni, megjithate trajneri Edmond Doçi u ka dhene minuta dhe lojtareve te stolit ne kete takim.
Ne fund te tij, ka qene trajneri i kombetares U19 Armando Cungu qe ne emer te Federates Shqiptare te Futbollit i ka dorezuar kupen kapitenit te Vllaznia U15 Nebi Qokthi.
Ky eshte suksesi i pare i ketij ekipi qe do te vazhdoje rrugetimin e tij per te fituar edhe titullin Kampion i Shqiperise per kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/