Vllaznia U17 ka fituar “derbin” shkodran ndaj KF Shkodra ne takimin e luajtur sot ne “Reshit Rusi” me rezultatin 2-0. Te dy golat jane shenuar ne pjesen e dyte nga kuqeblute te cilet kane marre nje trepikesh me shume vlere ne nje ndeshje qe i ka patur brenda te gjitha.
45 minuteshi i pare ka qene me i mire per djemte e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi te cilet kane shperdoruar edhe nje mundesi te arte per te shenuar nga pika e bardhe e 11-metershit.
Ne minuten e 5-te ato kane patur mundesi te shenojne por Lera nuk ka arritur ta dergoje topin ne rrjete sepse ka qene portieri Kaçaj qe e ka pritur ate.
Edhe pas ketij momenti, KF Shkodra ka luajtur me mire dhe ka patur edhe dy tre raste te tjera por sulmuesit e saj kane gabuar.
Vllaznia nderkohe eshte munduar te shfrytezoje goditjet standarte dhe ne nje moment ka qene shume prane golit. Gjithsesi vetem 0-0 ne pjesen e pare.
E dyta do te ishte krejt ndryshe. Goli shume i bukur i kapitenit Papaj ne minuten e 55-te do te ndryshonte shume gjera ne fushe. Vllaznia mori frenat e lojes ne dore por nuk kane munguar edhe perplasjet mes lojtareve te dy ekipeve.
Madje ne nje moment arbitri Jubica ka akorduar dy kartona te kuq per Matajn e Talanin si dhe disa kartona te verdhe per futbolliste te te dy ekipeve.
Ne minuten e 66-te nderkohe pas nje zbritje te shpejte topi shkon tek Maliqi qe nuk gabon dhe shenon edhe golin e dyte per Vllaznine.
Pas ketij goli, ne fushe eshte vetem Vllaznia ndonese asaj i largojet me karton te kuq edhe Mujaxhi megjithate ka mundesi te tjera per te shenuar edhe gola te tjere por nuk do te ndodhe keshtu dhe perfundimisht i gjithe takimi mbyllet 2-0 per kuqeblute.
www.shkodrasport.com