✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Vllaznia U17 ka marrë një fitore me shifra të thella në ndeshjen e rradhës për kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 8-1 ndaj Laçit në sfidën e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha e ka nisur me gol këtë ndeshje. Ka qenë futbollisti Emiliano Mani i cili shënoi golin e parë duke i lënë vendit pastaj golave të Erik Lulajt, Orges Halilit dhe Ronaldo Therqajt dhe në këtë mënyrë pjesa e parë është mbyllur me shifrat 4-0.

Në pjesën e dytë, ndonëse janë kryer shumë zëvendësime tek kuqeblutë, sërish ata nuk e kanë ulur ritmin dhe si rrjedhojë kanë shënuar edhe katër gola të tjerë. Në këtë mënyrë autorë të golave kanë qenë Klaudio Preka, Erik Lulaj sërish si dhe Armando Vuksani që ka shënuar dy herë.

Në minutat e fundit të ndeshjes laçianët kanë shënuar “golin e nderit” me anë të futbollistit Faslia dhe kësisoj i gjithë takimit është mbyllur me rezultatin 8-1 në favor të Vllaznia U17. Me këtë fitore ajo është ngjitur në kuotën e 14 pikëve dhe për momentin mban vendin e tretë në renditje.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”