Vllaznia U17 ka marrë një tjetër fitore në kampionat, madje kjo e sotmja merr edhe më shumë vlerë kur sheh mënyrën si është arritur dhe për më tepër, ka qenë në transfertë.
Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur në Lezhë ndaj Brians dhe kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi 15 minuta para fundit, kanë qenë në disavantazh, por në fund gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe ata kanë fituar me rezultatin 2-1.
Takimi ka qenë shumë i luftuar dhe në pjesën e parë nuk kanë arritur të shënojnë ndërkohë që në të dytën kanë ndodhur gjëra shumë të bukura.
Ka qenë minuta e 67-të kur Nikolli ka kaluar në avantazh ekipin Brians. U duk se me këtë gol vendasit do të ishin më pranë fitores, por nuk do të ndodhte kështu sepse shkodranët nuk hoqën dorë nga pretendimet e tyre për të mos dalë pa pikë nga kjo përballje.
Si rrjedhojë e këtyre përpjekjeve, në minutën e 77-të ka qenë mbrojtësi Qerpiku që do të barazonte rezultatin ndërkohë që gjashtë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i shumëpritur i fitores, me autor Hasanin.
Në këtë mënyrë, Vllaznia U17 fitoi 2-1 dhe mori një trepikësh me shumë vlerë. Ajo tashmë është ngjitur në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje, me pikë të barabarta me KF Shkodrën.
© shkodrasport.com