Edhe kampionati i moshave U-17 Abissnet Superiore për sezonin 2022/2023 është mbyllur këtë javë me Vllazninë që është shpallur ekipi kampion.
Skuadra shkodrane U-17 u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi në 27 javë arriti të grumbullojë 38 pikë. Titullin kampion ajo e kishte siguruar prej tre javesh, por ka qene momenti i zyrtarizimit te tij.
Vllaznia, që e kishte siguruar ndërkohë trofeun, luajti ndeshjen e javës së fundit ndaj FC Internacional Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me sfidën që u mbyll me rezultatin 5-2 në favor të ekipit kuqeblu.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia festive e rastit nga FSHF me ish-futbollistin e njohur të Vllaznisë dhe Kombëtares, Hysen Zmijani, i cili u dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet.
Nje sukses mese i merituar i te gjithe futbollisteve me ne krye trajnerin Gilman Lika qe treguan se jane me te miret, por sezonin nuk mbyllet ketu per ta sepse javen e ardhshme do te diskutojne edhe finalen e Kupes se Shqiperise ndaj ekipit te Tiranes dhe padyshim qe do te kerkojne ta fitojne edhe ate./SHKODRA-SPORT.COM/