Wednesday, March 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U18 e nis me humbjen pjesmarrjen në 'Viareggio Cup"

Vllaznia U18 e nis me humbjen pjesmarrjen në ‘Viareggio Cup”

Ekipi Vllaznia U18 e ka nisur me humbje aventurën e saj në turneun e famshëm “Viareggio Cup” ku po merr pjesë duke qenë ekipi i parë shqiptar pjesmarrës në 76 edicionet e tij. Në ndeshjen ndaj ekipit AS Police Football nga Burkina Faso ai është mundur me rezultatin 2-0.

Duhet thënë se rastet për ekipin shkodran të drejtuar nga trajneri Edmond Doçi nuk kanë munguar, megjithatë ato nuk janë konkretizuar dhe si rrjedhojë kundërshtarët kanë rezultuar më efikasë dhe kanë arritur të shënojnë dy herë, nga një gol në secilën pjesë loje. Fillimisht me Yameogo në minutën e 20-të dhe më pas me Ilboudo në minutën e 55-të.

Vllaznia U18 merr pjesë në grupin A1 sëbashku edhe me Genoan dhe ekipin nigerian Mavlon. Kuqeblutë do të ndeshen sot në ora 14:30 me ekipin e Genoas dhe kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup për ta.

Kujtojmë që këto dy ekipe u përballën edhe në muajin dhjetor po në Viareggio, pikërisht në finalen e Superkupës së këtij turneu dhe italianët patën fituar me rezultatin 2-0. Të presim se çfarë do të dhurojë sfida e sotme në mes këtyre dy ekipeve.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments