I jane dashur dy dite ndeshje per te arritur fitoren e pare ne kampionat. Duke i luajtur ne nje dite te vetme ndeshjet e meparshme, Vllaznia U19 ne shtate ndeshje nuk e kishte provuar gezimin e fitores.
Por kete here ka qene ndryshe. Ekipi shkodran i drejtuar nga Luan Zmijani ndeshjen e rradhes, ate ndaj Shkendise se Durresit, e ka luajtur ne dy dite.
Pjesën e parë të saj e ka luajtur ditën e dielë por për shkak të përmbytjes së fushës sportive “Reshit Rusi” nga reshjet e shiut, e dyta nuk u luajt teksa gjithçka u ndërpre në shifrat 3-0 në favor të kuqbluve.
Pjesa e dytë e këtij takimi u luajt mesditën e sotme por nuk ka dhuruar asgjë. As Vllaznia dhe as Shkëndia nuk kanë arritur dot të shënojnë dhe kësisoj i gjithë takimiu mbyll me shifrat 3-0 me golat e shënuar që të dielën nga Deda, Radovani dhe autogoli i Qypit.
Me këtë fitore, Vllaznia U19 ngjitet në kuotën e 8 pikëve dhe aktualisht ndodhet në vendin e shtatë të renditjes, por me siguri që pas fitores së sotme ajo do të vijojë ngjitjen drejt vendeve të para të saj.
© shkodrasport.com