Dy ndeshje, dy fitore, madje me te njejtin rezultat, 1-0 dhe Vllaznia U19 kryeson me merite renditjen e grupit A te kesaj grupmoshe. Nje skuader e cila mundohet te luaje bukur futboll dhe qe ne rradhet e se ciles ka lojtare me cilesi te mira.

Trajneri Sinani sigurisht qe nuk e ka shume mendjen tek rezultati, por gjithsesi, per te do te vijne edhe ato sepse kur mbrohesh mire dhe sulmon rrezikshem, padyshim qe do kete fitore.

Vllaznia U19 luajti dje ne “derbin” me KF Shkodra me kete formacion: Ne porte ka qene Leonard Kaçaj, ndersa katershja e mbrojtjes ka qene e formuar nga Alvaro Mujaxhi, Flori Spahija, Xhuljan Kapllanaj e Arlind Qerpiku.

Ne mesfushe luajten kapiteni Rejan Alivoda, Ilah Muhaj, Paolo Pjeshka dhe William Cungu, ndersa sulmi ka qene i formuar nga Antonio Delaj dhe Flori Leka.

Per kete skuader po japin tani e do ta japin ndihmen e tyre dhe lojtare te tjere si Sheqi, Maliqi, Kodra, Musaraj, Jahaj, Repaj, Zahaj, Boshti etj. Trajneret Vioresin Sinani e Nefail Zhejani po mundohen te krijojne nje ansambel qe luan bukur futboll dhe duke qene keshtu, padyshim do kete edhe rezultate./SHKODRA-SPORT.COM/