Vioresin Sinani e ka nisur me fitore punen e tij si trajner i ekipit Vllaznia U19. Ne javen e pare te kampionatit, ekipi qe ai drejton ka luajtur ne transferten e veshtire te Laçit dhe ne fund te takimit, eshte vulosur rezultati 1-0 ne favor te kuqebluve.
Duhet thene se takimi ka qene i forte dhe ndonese eshte dominuar nga ekipi shkodran, goli i avantazhit ka vonuar te dale ne drite.
Ka qene minuta e 70-te kur pas nje gjuajtje te forte nga jashte zone, portieri i Laçit ka arritur ta grushtoje topin i cili ka shkuar prane pikes se 11-metershit, aty ku mesfushori Paolo Pjeshka ka gjuajtur sakte duke e derguar topin ne rrjete.
Me kete gol eshte mbyllur ndeshja por duhet thene se vendasit kane insistuar deri ne fund per te barazuar dhe madje i ka patur disa raste, por mbrojtja e Vllaznia U19 me ne krye Flori Spahine, kane qene ne lartesine e duhur duke e ruajtur avantazhin dhe kesisoj e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren e saj.
Perpos mbrojtesit Spahija e autorit te golit Pjeshka, ka rene ne sy per performancen e tij edhe kapiteni i ekipit Flori Spahija./SHKODRA-SPORT.COM/