U duk se do ta fitonte lehte ndeshjen por nuk ka ndodhur keshtu. Vllaznia U19 eshte ndalur ne nje barazim ndaj Laçit ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit, ate te zhvilluar ne transferte mesditen e sotme.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneret Zmijani e Kola kane kaluar shpejt ne avantazh me ane te mesfushorit- sulmues Samuel Asllani qe ka shenuar qe ne minuten e 7-te.

Me pas, ka edhe shume raste te tjera por pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-0 ne favor te ekipit shkodran. Ne te dyten u mendua se do te kishte gola te tjere nga ekipi shkodran por nuk ka ndodhur keshtu sepse sulmuesit e tij kane shperdoruar jo pak.

Por nga ana tjeter, Laçi insistoi per barazimin dhe ia doli duke shenuae me ane te Ndrecajt ne minuten e 87-te. Nje gol disi i papritur per Vllaznia U19 qe mundohet te reagoje por pa rezultat.

Perfundimisht 1-1 ne kete ndeshje te pare te kampionatit dhe ky mund te konsiderohet nje hap i gabuar per ekipin e Vllaznise i cili konsiderohet pretendent per titullin kampion.

Sakaq, po per javen e pare, ekipi tjeter shkodran, ai i AAS U19 eshte mundur me rezultatin e thelle 6-1 nga Tirana ne fushen e kesaj te fundit.
www.shkodrasport.com