Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U19 kalon një tjetër pengesë dhe thellon distancën me ndjekëset

Vllaznia U19 kalon një tjetër pengesë dhe thellon distancën me ndjekëset

Vllaznia U19 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe kete here ndaj skuadres se vendit te dyte- Laçit dhe per pasoje, diferenca ne mes tyre rritet edhe me shume ne renditje.

Ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, 19 vjeçaret shkodrane kane fituar me rezultatin 3-1 ndaj kurbinasve.

Te tre golat per kuqeblute jane shenuar qe ne pjesen e pare te ndeshjes. Fillimisht ka qene sulmuesi Antonio Delaj qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 14-te.

Me pas kane shenuar edhe Alivoda e Muliu dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin e paster 3-0 ne favor te Vllaznia U19.

Ne te dyten trajneri Zmijani ka aktivizuar edhe disa nga lojtaret e stolit dhe per pasoje niveli i ndeshjes edhe ka rene disi. Ka perfunduar nga kjo Laçi qe ne ’83 ka arritur te ngushtoje shifrat me ane te 11-metershi te shnderruar ne gol nga Stafa.

Madje me pas ka qene edhe Grimci qe ka shenuar golin e dyte per miqte, por Filipi ne minuten e pare te shteses ka arritur te shenoje edhe golin e katert me te cilin u mbyll edhe ndeshja ne shifrat 4-2 per vendasit.

Me kete fitore Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve duke mbajtgur serish vendin e pare ne renditje, por tashme e shkeputur pese pike nga Shenkolli i vendit te dyte./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments