Pas asaj ne mesjave ndaj Internacionalit, Vllaznia U19 ka marre nje tjeter fitore pasditen e sotme, por kete here ndaj nje rivali direkt si Tirana.
Ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit, futbollistet e drejtuar nga Vioresin Sinani, kane mundur me permbysje bardheblute me rezultatin 2-1.
Kane qene miqte ata te cilet kaluan te paret ne avantazh me ane te Karajt qe ne minuten e 19-te, por Vllaznia U19 arriti te barazonte me ane te kapitenit Rejan Alivoda ne minuten shtese te pjeses se pare, pjese kjo qe u mbyll ne shifrat 1-1.
Ne pjesen e dyte nderkohe ka qene sulmuesi anesor Antonio Delaj qe pas dy golave te merkuren, sot shenoi nje tjeter gol percaktues ndaj Tiranes duke i dhene fitoren ekipit te tij.
Me kete fitore, ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 17 pikeve duke kaluar tashme Tiranen dhe ngjitet ne vendin e dyte te renditjes pas javes se 9-te te Kategorise Superiore te kesaj grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/