Tjetër fitore për Vllaznia U19 dhe ajo vazhdon rrugëtimin e saj drejt trofeut të dytë të këtij sezoni, atë si kampion i Grupit A ose siç konsiderohet ndryshe “Kampion i Veriut”.
Kuqeblutë e drejtuar nga Luan Zmijani sot kanë luajtur në fushën “Reshit Rusi” ndaj Tiranës të cilën e kanë mundur me rezultatin e pastër 3-0.
Pjesa e parë e takimit, pavarësisht rasteve të krijuara, nuk ka dhuruar gol. Krejt ndryshe e dyta. Që në minutën e 48-të Vllaznia U19 ka kaluar në avantazh. Ajo ka fituar një 11-metërsh që është kthyer në gol nag Akileu Ndreca.
Në minutën e 75-të ndërkohë ka qenë mesfushori Samuel Asllani i cili ka shënuar golin e dytë për kuqeblutë ndërsa për të mbyllur ndeshjen ka menduar sulmuesi Eridon Qardaku i cili ka shënuar golin e tretë në minutën e 84-të.
Me këtë fitore, Vllaznia U19 vazhdon të ruajë kreun e renditjes, tashmë në kuotën e 62 pikëve, tre më shumë se Shkëndia e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të fazës së tretë të kampionatit.
© shkodrasport.com