Vllaznia U20 ne volejboll per femra ka hedhur hapin e pare te rendesishem ne rrugetimin e saj per fitimin e titullit kampion te ketij sezoni.

Pasi kishin fituar ndeshjen e pare ne Shkoder me rezultatin 3-0 ndaj ekipit “Club Albania”, vajzat shkodrane te drejtuara nga trajneri Ferdinand Bardeli kane fituar edhe sot perballjen e dyte me te njejtin rezultat, por kete here ne kryeqytet.

Ne kete menyre, me rezultatin e pergjithshem 2-0, ekipi Vllaznia U20 nuk ka nevoje te prese ndeshjen e trete per t’u kualifikuar pasi ka mbyllur gjithçka sot.

Tashme shkodranet jane ne pritje te emrit te kundershtarit me te cilin do te ndeshen ne turin çerekfinal te kampionatit ndaj te cilit objektivi padyshim qe do te jete fitorja dhe kualifikimi per me tej.

Vllaznia U20 synon te fitoje titullin kampion te ketij sezoni dhe kjo eshte mese e mundshme me kontigjentin e lojtareve qe ka ne dispozicion, por edhe punen shume te mire te bere gjate gjithe sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/