Vllaznia U20 ne volejboll per femra ka arritur nje tjeter fitore ne kampionat. Ne ndeshjen e luajtur diten e djeshme ne Pogradec ndaj skuadres vendase, ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0.
Vajzat shkodrane e kane fituar kete ndeshje pa shume veshtire. Ne setin e pare Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 25-9, ndersa ne te dytin ne fakt ka patur shume rivalitet dhe ajo ka fituar 25-23.
Me fitimin edhe te ketij seti, pogradecaret “u dorezuan” dhe Vllaznia do ta fitonte setin e trete dhe te fundit me shifrat 25-7 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli merr kesisoj nje tjeter fitore ne kampionat, e kjo fale kontributit te te gjithe vajzave duke filluar nga Mandisa Kuçi e per te vazhduar me Sarah Beci, Danjela Kodra, Edna Erkoçi, Paola Gjyshja, Laura Ballçiti, Adma Mikopula, Abela Kodra, Klejda Kanushaj dhe Adea Grumira./SHKODRA-SPORT.COM/