Vllaznia U21 ka barazuar 1-1 ne miqesoren e zhvilluar paraditen e sotme ndaj ekipit malazez FK Kom Podgorica. Ashtu si dhe ekipi FK Otrat me te cilin luajti ekipi i pare dje, edhe kundershtari i sotem i 21 vjeçareve shkodrane luan ne Ligen e dyte te Malit te Zi.

Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte shoqeruar me rivalitet. Te paret kane kaluar ne avantazh malazezet dhe 45 minuteshi i pare eshte mbyllur me avantazhin 1-0 ne favorin e tyre.

Ne pjesen e dyte pas nje goditje kendi, topi ka mbetur ne zonen e FK Kom dhe aty mbrojtesi Pusi i ardhur nga prapavija, e ka goditur sakte me kembe duke e derguar ne rrjete. Me pas, pavaresisht perpjekjeve nuk ka patur gola te tjera dhe gjithçka eshte mbyllur ne barazim 1-1. Duhet thene se kuqeblute kane patur nje miksim ne mes lojtareve te stolit te ekipit te pare dhe atyre te ekipit U21.

Trajneri Vioresin Sinani e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Mehidri, Xhilaj, Pusi, Beci, Spahija, Dulaj- H. Shimaj, Maliqi, Dodaj, Zaganjori, Foleta. Ne pjesen e dyte nderkohe ka aktivizuar te gjithe futbollistet qe ka patur ne dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/