Te pakten per 24 ore Vllaznia U21 eshte e para ne renditjen e kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka arritur te fitoje ne transferte me Tiranen dhe eshte ngjitur ne kuoten e 37 pikeve, nderkohe qe Bylis i cili do te luaje neser ndaj Kukeist, ka aktualisht 36 pike.
Ndeshja e sotme e luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit ka dhuruar shume emocione dhe njekohesisht edhe shume gola dhe ne fund Vllaznia U21 ka arritur te fitoje me rezultatin 5-3.
Ne pjesen e pare protagonisti kryesor ka qene sulmuesi anesor Antonio Delaj ai qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 17-te por barazoi Kalemi per bardheblute megjithate Delaj serish do te shenonte nje gol tjeter duke e rikthyer ekipin shkodran ne avantazh. Gjate pjeses se pare do te kishim edhe nje tjeter gol te ketij lojtari ashtu si dhe nje gol te Fakajt per Tiranen duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 4-2.
Ne fillimin e se dytes vendasit e ngushtuan rezultatin por me pas do te ishte mbrojtesi Spahija qe do te shenonte edhe golin e peste per Vllaznine. Ky do te ishte goli i fundit sepse nuk do te kishte me te tjere dhe si rrjedhoje, i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e kuqebluve te drejtuar nga Elvis Plori./SHKODRA-SPORT.COM/
TIRANA U21- VLLAZNIA U21 3-5
Shenues: Kalemi ’20, Fakaj ’39, Kendella ’47/ Delaj ’17, ’21, ’45, Pusi ’36, Spahija ’57
VLLAZNIA U21: Shkoza, Xhilaj, Pusi, Spahija, Bushaj, Shimaj, Bizi, Peku, Pjeshka, Delaj, Musaraj. Trajner Elvis Plori. U aktivizuan edhe Osmani, Maliqi e Paloka.