Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj e ka humbur ndeshjen e pare finale te kampionatit, ate ndaj Tiranes te luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit. Bardheblute kane triumfuar me rezultatin 3-1 duke hedhur nje hap te rendesishem drejt titullit kampion.

Ndeshja ka nisur me shume rivalitet dhe ne setin e pare ka nje gare te forte per fitimin e tij por ne fund eshte Tirana qe fiton me rezultatin 27-25. Vllaznia reagoi menjehere duke e fituar me lehtesi setin e dyte me shifrat 25-14 dhe ka barazuar gjithçka.

U duk se kjo gje do t’i motivonte volejbollistët e drejtuar nga Endri Jukni, por nuk do te ndodhte keshtu sepse ata nuk bene asgje ne setin e trete ne te cilin jane “te dorezuar” duke e humbur me shifrat 25-12. Ne te katertin ne fakt reagojne dhe i shkojne edhe prane fitores, por ne fund eshte serish Tirana qe fiton 25-23.

Ne kete menyre kane qene vendasit te cilet e fitojne ndeshjen e pare finale me rezultatin 3-1 duke hedhur nje hap te rendesishem per fitimin e titullit kampion. Tashme do shihet reagimi i Vllaznise ne finalen e dyte qe do te luhet javen e ardhshme ne Shkoder.
Gjergj KOLA