Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten e 7 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne renditje, vetem dy pike larg Bylisit kryesues.

Pasditen e sotme kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane luajtur ne Kamez ndaj ekipit Akademia e Futbollit dhe kane fituar me rezultatin e thelle 5-0.

Ka qene futbollisti Brendon Stafa qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 24-te dhe nje minute me pas ka ardhur edhe goli i dyte shenuar nga Eraldo Deda.

Pjesa e pare do te mbyllej me golin e Sehar Bushajt ne shifrat 3-0. Ne pjesen e dyte nderkohe do te shenoheshin edhe dy gola te tjere me autore Klauio Leken dhe Mehdi Çoben dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte mbyllur me rezultatin 5-0.

Vllaznia U21 ne kete menyre vijon serine e rezultateve pozitive dhe padyshim qe pretendon te jete nder ekipet me te mira te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/