Vllaznia U21 e ka nisur vitin 2022 me fitore, madje te thelle teksa ka mundur me rezultatin 4-0 ekipin e Turbines ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani”.

Ka qene nje ndeshje jo shume e veshtire per kuqeblute te cilet e kane zgjidhur ate qe pjesen e pare. Fillimisht ka qene futbollisti Amir Osmani qe ka shenuar dy here njeri pas tjetrit, ndersa ne fundin e pjeses se pare do te shenonte edhe Uheid Hoxha me 11-metersh.

Ne pjesen e dyte nderkohe, loja ka rene disi edhe prej zevendesimeve te shumta te kryera por gjithsesi ka patur vend edhe per nje gol tjeter me autor futbollistin Ritvan Aliu (Gruda) qe ka vulosur rezultatin perfundimtar te ndeshjes, 4-0 ne favor te Vllaznia U21.

Ajo e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Shkoza, Peku, Paloka, Shimaj, Smajli, U.Hoxha, Dulaj, Osmani, Muliu, Ivziku, Deda. Tr: E.Borshi. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Mhilli, Aliu (Gruda), Kastrati, Pusi e Zylja.

Pas javes se 11-te te kampionatit, Vllaznia U21 eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve dhe tashme mban vendin e pare ne renditje, por duhet thene se Dinamo kryesuese ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kesaj jave./SHKODRA-SPORT.COM/