Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe sot pasdite ka fituar me rezultatin e thelle 6-0 ne ndeshjen e rradhes, ate te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Akademise se Futbollit.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 16-te kur sulmuesi Mehdi Çoba ka shenuar golin e pare per ekipin shkodran ndersa ne fund te kesaj pjese do te shenonte edhe sulmuesi tjeter, Joald Ivziku dhe ky 45 minutesh do te mbyllej ne shifrat 2-0.
Ne te dyten nderkohe kuqeblute do te shenonin edhe 4 gola te tjere. Sulmuesi Çoba ka shenuar edhe dy gola duke plotesuar tripleten e tij por nuk kane munguar te kompletojne fitoren as goli i mbrojtesi Amuli qe ka goditur sakte me koke dhe ai i Lekes me nje gjuajtje nga distanca.
Rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle dhe ne nje moment Deda ka humbur nje 11-metersh te dhene ne favor te Vllaznia U21 e po ashtu ka patur edhe raste te tjera shenimi.
Me kete fitore ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 33 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje duke qene vetem nje hap larg Bylisit dhe Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/