Java e tretë e kampionatit të 21 vjeçarëve do të dhurojë ditën e nesërme ndeshjen në mes ekipeve të Akademisë së Futbollit dhe Vllaznia, ndeshje kjo që do të luhet në fushën e kompleksit të Kamzës.

Kjo e fundit siç është bërë e ditur ka ambicje këtë kampionat të parë të kësaj grupmoshe dhe padyshim që do të tentojë të marrë fitoren ndaj ekipit kundërshtar që në fakt ende nuk ka marrë asnjë pikë.

Vllaznia U21 sakaq siç dihet ka fituar ndeshjen e parë në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 2-1, ndërsa javën e kaluar barazoi me Shënkollin në “Reshit Rusi” 0-0, pavarësisht shumë rasteve të krijuara.

Trajneri Fatjon Hasani është optimist për marrjen e një fitoreje në takimin e nesërm dhe këtë e bazon tek gjendja e mirë e lojtarëve.

Mbetet për t’u parë se cilët lojtarë do të vijnë nga ekipi i parë, por pavarësisht këtij fakti, objektivi nuk do të ndryshojë dhe Vllaznia U21 do të kërkojë me ngulm fitoren e rradhës në kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/