Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia vëmendjen edhe tek të rinjtë, për disa mund të ketë huazime

Vllaznia vëmendjen edhe tek të rinjtë, për disa mund të ketë huazime

Vllaznia ka qenë një kantier ndërtimi në këtë merkato verore. Kjo pasi lëvizjet në hyrje e në dalje kanë qenë të shumta tek shkodranët. Po ashtu u ndërrua edhe trajneri, duke vendosur në krye Migen Memellin. Kjo për të ndërtuar një filozofi të re tek skuadra. Megjithatë ende merkato në hyrje nuk mund të quhet e përfunduar.

Kjo pasi një mesfushor do kompletonte rozën kuqeblu dhe emri më i lakuar dhe më afër Vllaznisë është ai i Ardit Krymit. Por lëvizje pritet të ketë edhe në dalje sërish dhe kjo kryesisht tek të rinjtë. Drejtuesit kanë kthyer vëmendjen tek elementi i ri që në sezonin e shkuar.

Ku emra si Alivoda dhe Smajli arritën të spikatnin në Superiore dhe të ishin një zbulim. I njëjti besim pritet sërish për të rinjtë edhe këtë sezon, por për disa prej tyre mund të ketë huazime.

Kjo për t’iu dhënë minutat e duhura në futbollin profesionist dhe të mos jenë thjesht pjesëmarrës në skuadrën shkodrane. Ekipe të ndryshme nga Kategoria e Parë apo edhe Superliga janë të interesuar për disa nga elementët e shkodranëve. Por tek kuqeblutë nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga lojtarë që mund të vlejnë shumë në të ardhmen.

Kështu që formula e huazimit e disa futbollistëve për të marrë minutat e duhura, do ishte pozitive për të gjithë. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë, pasi fillimisht duket se trajneri Memelli iu ka lënë të gjithëve mundësinë për të treguar vlerat e tyre për Vllazninë.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments