Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia vetëm për fitore kundër Erzenit, 2 titullarë rrezikojnë duelin me Partizanin

Vllaznia vetëm për fitore kundër Erzenit, 2 titullarë rrezikojnë duelin me Partizanin

Vllaznia do të presë nesër në orën 19:00 ekipin e Erzenit. Ndeshja do të marrë jetë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku shkodranët do të kërkojnë vetëm fitoren.

Dhe pse objektivi kryesor janë 3 pikët në këtë takim, Vllaznia duhet të mendojë dhe për datën 7 prill. 2 lojtarë rrezikojnë të mos luajnë përballë Partizanit.

Mehdi Çoba dhe Lorik Boshnjaku mungojnë kundër “Demave”, nëse ndëshkohen me karton të verdhë kundër Erzenit. Kjo për shkak se ndodhen në limitin e kartonëve të verdhë.

Dhe pse prioriteti aktual është Erzeni, të dy këto lojtarë luajnë zakonisht si titullarë. Për këtë një sy është dhe te Partizani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments