Ndonëse kohët e fundit ka patur një ftohtësi në marëdhëniet e Vllaznisë me tifozët e saj, e ndikuar ndoshta nga disa rezultate jo të mira që ekipi ka patur në ndeshjet e luajtura në “Loro Boriçi”, klubi shkodran vijon t’u bëjë thirrje për ta mbështetur skuadrën.

Kështu ka ndodhur edhe sot teksa në faqen zyrtare të tij përveçse publikohet fakti që nga ora 10.00 do të nisë shitja e biletave dhe po ashtu, bëhen të ditura edhe çmimet e tyre, nuk mungon edhe ftesa për tifozët për ta mbështetur skuadrën në këtë takim shumë të rëndësishëm.Ja çfarë shkruhet në këtë njoftim:

KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kampionatit, atë me Laçin që luhet të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë si më poshtë:
E premte 10:00- 14:00
16.30- 19.00
E shtunë 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:

Tribunat C dhe E 200 lekë

Tribuna D 300 lekë

Tribuna A- B 500 lekë

Tribuna VIP 1000 lekë

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për të marrë një tjetër fitore.
#EjaedheTi