Vllaznia do të luaj nesër një test miqësor me Drenicën. Ekipi i Superligës kosovare drejtohet nga Bledar Devolli prej disa javësh.

Ndeshja do t’I shërbejë të dy trajnerëve për të mbajtur lojtarët në formë. Shkodranët do të presin të shtunë në 16:45 Tiranën në klasiken e Shqipërisë.

Ndeshja miqësore Vllaznia – Drenica do të përballen në një nga fushat e Kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz, me ndeshjen që nis në orën 12:00.

Kujtojmë se Vllaznia kryeson Superligën me 6 pikë pas dy javëve të zhvilluara./newsport/