Pas lojtarit, edhe Klubi Vllaznia ka bere publik lajmin e nderprerjes se kontrates me Belajdi Pusin. Nje ndarje e cila ne fakt ka qene “e bute” dhe palet jane ndare vetem per momentin sepse mund te ribashkohen serish.
Ashtu siç shprehej lojtari se largohej per t’u kthyer me i forte, edhe klubi shkodran ka deklaruar se dera per te do te jete gjithnje hapur.
“KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme futbollisti Belajdi Pusi nuk është më e pjesë e jona. Kërkesa e lojtarit për më shumë aktivizim është për t’u larguar ngaqë kërkon më shumë aktivizim, është pranuar nga ana e drejtuesve e klubit, me idenë e hapjes rrugës të karrierës së tij, por duke i lënë derën hapur gjithmonë për një rikthim të mundshëm sërish tek skuadra jonë.
KF Vllaznia e falenderon futbollistit për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe i uron suksese në karrierën e tij. Dera e Vllaznisë do të jetë gjithmonë e hapur për ty Belajd!”‘ shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.