Pas Herald Markut qe dha lamtumiren, edhe vete Klubi Vllaznia pak minuta me pare ka zyrtarizuar mbylljen e bashkepunimit me kete futbollist. Kjo ka qene hera e dyte qe mesfushori eshte bere pjese e kuqebluve duke luajtur per tre sezone me ta.

“KF Vllaznia bën të ditur se nga sot ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Herald Marku. Rrugëtimi i tij i dytë me fanellën kuqeblu merr fund këtu. E falenderojmë për gjithçka ka dhënë për skuadrën tonë dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.

Arsyeja nga sa eshte bere e ditur, ka qene mosarritja e akordit per kontraten e re ndonese palet parimimisht kishin rene dakord per kete gje para pak ditesh por kur ka ardhur puna per hedhjen e firmes gjerat kane ndryshuar.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se lojtari ka kerkuar rritje te rroges ne krahasim me sezonin e kaluar, por drejtuesit e klubit thjesht i kane ofruar te njejten page dhe si rrjedhoje nuk ka ardhur akordi.

Herald Marku sot eshte pershendetur me te gjithe dhe eshte larguar nga Shkodra teksa tashme do te prese per te mesuar fatin e tij se ku do ta vazhdoje karrieren ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/