Pavaresisht optimizmit qe ekziston ne kampin shkodran ne pragndeshjen me Apolonine, gjendja tek Vllaznia nuk eshte ajo me e mira e mundshme.

Jane disa futbolliste te cilet nuk do te jene ne dispozicion te stafit teknik per kete takim qe do te luhet pasditen e se merkures ne stadiumin e qytetit te Fierit.

Keshtu, pas Dunges qe ndodhet ne vendlindje si dhe Krymit e Imamit qe do te mungojne per arsye kartonash, atyre pritet t’u shtohet edhe nje tjeter futbollist i cili duket i pamundur per te luajtur.

Kete here behet fjale per brazilianin Victor da Silva. Ai ne seancen e sotme nuk eshte stervitur me grupin, por ka zhvilluar nje stervitje individuale sepse ka patur disa shqetesime muskulare.

Stafi mjekesor eshte marre menjehere me te por ende nuk eshte e qarte nese behet fjale per diçka serioze apo jo. Do te jete seanca e neserme, ajo qe do te vendose per kete çeshtje dhe me pas do te mesohet nese braziliani do te udhetoje drejt Fierit apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/