✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Vllaznia në volejboll për femrave e ka humbur ndeshjen ndaj Teutës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë me rezultatin 1-3. Takimi në mes këtyre dy skuadrave është luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Kanë qenë durrsaket që e kanë fituar setin e parë me shifrat 25-21, por Vllaznia ka reaguar në të dytin ku luan më mirë dhe e fiton atë 25-23 duke barazuar gjithçka sa i takon seteve dhe duke e rihapur ndeshjen.

Edhe seti i tretë është shumë i rivalizuar por në fund është Teuta që e fiton 25-23 e po ashtu edhe të katërtin 25-19 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Vllaznia kësisoj pëson humbjen e dytë në dy ndeshje të luajtura teksa të parën e humbi në kryeqytet 0-3 ndaj Tiranës dhe tashmë edhe ndaj Teutës. Ndeshjen e tretë ajo do ta luajë në Shkodër javën e ardhshme teksa do të presë në “Qazim Dervishi” ekipin e Dinamos.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”