Vllaznia ne volejboll per femra nuk ka mundur te beje dot asgje perballe Tiranes ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Takimi ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit dhe eshte fituar nga vajzat bardheblu me rezultatin e paster 3-0.

Duhet thene se vendaset nuk e kane patur aspak te veshtire ta fitojne kete takim. Seti i pare ndoshta pati pak me shume rivalitet, por shkodranet arriten te shenonin vetem 19 pike perballe 25 te Tiranes.

Ne dy setet e tjere, epersia eshte edhe me e madhe dhe ekipi shkodran arrin te shenoje vetem 15 e 17 pike duke mos qene ne gjendje te rivalitonte ekipin pretendent te Tiranes dhe ne fund eshte “dorezuar” duke e pranuar humbjen me rezultatin e paster 0-3.

Ne kete menyre, pavaresisht tre perforcimeve te bera ne merkaton e dimrit, Vllaznia e Nora Dedes po has shume veshtiresi ndaj ekipeve te mireinvestuara si Skenderbeu, Tirana e Partizani, nderkohe qe rivalitetin duket se e ka vetem me ekipe si Barleti Volej dhe Pogradeci./www.shkodrasport.com/