Wednesday, February 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve e humbet edhe gjysmëfinalen e dytë të Kupës,...

VOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve e humbet edhe gjysmëfinalen e dytë të Kupës, nuk shkon dot në finale

Pasi kishte humbur gjysmëfinalen e parë në Shkodër, Vllaznia në volejboll për meshkujve e ka humbur edhe gjysmëfinalen e dytë duke mos arritur dot të shkojë finalen e Kupës së Shqipërisë së këtij sezoni.

Ndeshja e dytë është luajtur mbrëmë, këtë herë në “Asllan Rusi” dhe Partizani fitoi me rezultatin 3-2 (27-25, 23-25, 25- 16, 24-26, 15-7). #

Një ndeshje që nuk kaloi pa rivalitet, pasi shkodranët dhanë gjithçka për të tentuar një përmbysje të madhe, por kualiteti dhe organizimi i të kuqve edhe një herë tjetër bënë diferencën në parket, me Partizanin që i mjaftonin vetëm 2 sete për t’u kualifikuar.

Tashmë trofeu i kompeticionit të dytë për nga rëndësia në arenën kombëtare do të vendoset me derbin Partizani-Tirana. Skuadra e Ylli Tomorrit është fituese në dy edicionet e fundit dhe regjistron 15 trofe në Kupë, ndërsa Tirana numëron 9 suksese.

Ndërkohë Vllaznisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mendojë tashmë vetëm për kampionatin ku padyshim që do të tentojë të paraqitet sa më mirë dhe pse jo, për t’i shkuar deri në fund garës për titullin kampion.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments