✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Përpos ekipit të femrave, edhe ai i meshkujve i volejbollit të Vllaznisë ka dalë me fitore nga ndeshja e javës së tretë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ai ka luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Elbasanit dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Duhet thënë se ka qenë një ndeshje e cila nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga volejbollistët shkodranë. Ata e kanë fituar setin e parë mee shifrat 25-20 dhe më pas dy të tjerët 25-15 dhe 25-19 duke mbyllur gjithçka shumë shpejt.

Kjo ishte fitorja e dytë për Vllazninë në këtë kompeticion pas asaj ndaj Erzenit dhe si rrjedhojë mban vendin e dytë në grup duke qenë aktualisht në një pozicion që do ta kualifikonte për në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Megjithatë gjithçka do të vendoset javën e ardhshme në sfidën direkte ndaj Erzenit. Në rast fitoreje ndaj shijakasve, kuqeblutë e trajnerit Kalaja do të siguronin gjithçka për kualifikimin në katërshe.

VLLAZNIA- ELBASANI 3-0
(25-20, 25-15, 25-19)