Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia zhgënjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Partizanit

VOLEJBOLL/ Vllaznia zhgënjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Partizanit

Pritej të ishte ndryshe, më e luftuar, më e bukur dhe më me rivalitet, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në volejboll përr meshkuj në mes Vllaznisë dhe Partizanit është fituar nga ky i fundit me rezultatin e pastër 3-0.

Kjo përballje është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe ndonëse drejtuesit e ekipit të Vllaznisë i bënin thirrje tifozëve për mbështetje, në fakt paraqitja e kuqebluve ka lënë për të dëshiruar.

Ata kanë shënuar vetëm 16 pikë në setin e parë përballë kundërshtarit, 14 në të dytin dhe 12 pikë në të tretin duke treguar qartë diferencën shumë të madhe në krahasim me volejbollistët e Partizanit që kësisoj merr një fitore të pastër në këtë ndeshje.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet më 17 shkurt në Tiranë dhe Vllaznia padyshim që nuk është favorite për të shkuar në finale, megjithatë edhe mund t’ia dalë nëse do të luajë ndryshe nga sfida e sotme.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments