Xhakomo Vrioni erdhi te Juventusi për të qenë pjesë e Juventus U23, megjithatë sulmuesi shqiptar pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar me ekipin e parë.
Talenti shqiptar është pjesë e përhershme e seancave stërvitore të trajnerit Andre Pirlo, e mesa duket e ka bindur teknikun që në këtë fillim sezoni e ka pasur në listën e grumbullimeve, edhe pse ende nuk i ka dhënë disa minuta në ndeshje.
Kështu, 22-vjeçari edhe sot ka udhëtuar me Juventusin për t’u përballur me Krotonen dhe ndoshta në varësi të rezultatit, edhe mund të aktivizohet duke qenë se bardhezinjtë kanë probleme në repartin e avancuar ku Ronaldo mungon prej COVID-19, ndërsa Dibala ka problemet e tij në stomak që e ndjekin prej momentit kur u grumbullua me kombëtaren e Argjentinës.
Sakaq, kujtojmë se Vrioni ka debutuar në sezonin e kaluar me Juventusin nën menaxhimin e Mauricio Sarrit, në një ndeshje ndaj Romës në Torino. /VipSport/