Ecuria e Vllaznise ne keto jave ka qene pergjithesisht e mire dhe jo me kot, kjo skuader ndodhet ne krye te renditjes. Por ajo qe i ngroh te gjithe ne Shkoder dhe i ben entuziast eshte forma e mire qe kane shume prej futbollisteve.

Problemet shendetesore te disa prej tyre duket se kane kaluar tashme, e perpos kesaj, ka edhe nje tjeter alternative shume serioze per nje vend ne formacion. Behet fjale per mbrojtesin ugandez Godrey Walusimbi (shoket e ekipit e therrasin Waza) i cili ka mberritur me vonese ne Shkoder por forma e tij sportive duket shume e mire.

Kete gje ai e demostroi edhe ne miqesoren e sotme ndaj Vllaznia U19 ne te cilen trajneri Jonuz e ka lene ne fushe per 90 minuta dhe ai tregoi nje klas te larte.

30 vjeçari nuk shfaqi veçori te mira ne mbrojtje, por ka dale shpeshhere edhe ne ndihme te sulmit. Fizikisht duket shume mire, e po ashtu edhe teknikisht dhe taktikisht.

Tashme do te jete ne dore te stafit teknik per te pare nese Walusimbi do ta nise si titullar ne ndeshjen ndaj Partizanit apo jo.
www.shkodrasport.com