Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger në një intervistë të dhënë së fundmi foli dhe për yllin e Liverpuli, Mohamed Salah.
69 vjeçari u shpreh se Salah ka ngjashmëri të mëdha me Messin, por nuk duhet të tregohet egoist dhe duhet të pasojë për shokët.
Përveç se duhet të shënojë pak më shumë gola, Wenger thekson se Salah duhet po ashtu të mësojë kur të tentojë të shënojë dhe kur t’ua pasojë topin bashkëlojtarëve.
“Atij i duhet t’i shënojë plus 20 gola (çdo sezon), nëse dëshiron të jetë sa më konkret që është e mundur”, tha Wenger.
“Ama ai është i ngjashëm me Messin. Salah-s i duhet ta gjejë vazhdimësinë e Messi-t. Mendoj se ai është golashënues po aq i mirë sa Messi, por ky i fundit është më i kompletuar, sepse e bën pasimin e fundit, gjë që Salah nuk e bën për shkak se është i fiksuar të shënojë vet”, përfundoi Wenger.
Kujtojmë që në ndeshjen e fundit që Liverpul zhvilloi ndaj Burnleyt, Sadio Mane pati një debat me Salahn pasi ky i fundit nuk ia pasoi topin, edhe pse ishte i vetëm përballë portës.