Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREXavi përlotet teksa përshëndet stafin e Al Sadd: Po kthehem në Barcelonë

Xavi përlotet teksa përshëndet stafin e Al Sadd: Po kthehem në Barcelonë

Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhi shumë shpejt në ditët në vijim.

Ditën e sotme klubi i Al Sadd konfirmoi se Xavi tashmë është i lirë dhe do ti bashkohet katalanasve për t’u ulur në stolin e tyre.

Ndërsa Xavi nuk ka humbur kohë dhe është përshëndetur me pjesëtarët dhe lojtarët e skuadrës së Al Sadd teksa nuk mungojnë edhe emocionet e forta që e kanë kapluar teknikun spanjoll.

Teksa u jepte ‘lamtumirën’, lojtarëve dhe stafit ai është përlotur teksa gjithashtu u ka theksuar atyre se tani po kthehet në Barcelonë për të drejtuar gjigandin spanjoll.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments