Vllaznia ka ringjallur shpresat e medha tek shkodranet dhe tashme te gjithe mendojne dhe enderrojne titullin kampion. Sponsori Alban Xhaferi ka qene i ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv” teksa ka folur me shume entuziasem per ecurine e deritanishme te kuqebluve.

“Jemi te etur per t’u kthyer aty ku i takon Vllaznise sepse ka 20 vite qe i mungon titulli kampion. Madje ne 10 vitet e fundit kemi qene ne pozicione jo te favorshme.

Po e pershkruaj Vllaznine me ate receten e mire. Kur behen te gjithe ushqimet e mira bashke, edhe gjella ne fund pastaj del e shkelqyer. Mendoj se ajo tashme eshte ne rrugen e mbare per t’iu rikthyer objektivave te saj, per t’u rikthyer ne nivelet ku duhet te jete.

Vllaznia eshte nje vlere e shtuar per gjithe kampionatin shqiptar sepse besoi se i kemi bere nder edhe skuadrave te tjera sepse nese hapen stadiumet, do te jete i mbushur jo vetem ai i Shkodres, por edhe ato te rretheve nga tifozet e Vllaznise”.