Debatet e krijuara se fundi nga Keshilli Bashkiak Shkoder dhe hapja e nje procesi ne Gjykate ndaj kryebashkiakes Ademi ne lidhje me disa vendime te marra per Vllaznine, ka trazuar serish ujerat ne kampin shkodran.

Pikerisht per kete arye, sponsori Alban Xhaferi i cili permes nje postimi ne profilin e tij ne rrjetet sociale i quan lojera politike te Keshillit Bashkiak qe nuk e ndihmojne aspak Vllaznine.

“Keshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznise së futbollit?!

Lojerat politike te iniciuara nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe don ta ndihmoje me zemer Vllaznine.

Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshem në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumices së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt.

Ky proces duhet te nisë menjehere sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë.

Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha”- shkruan Xhaferi ne postimin e tii.