Tomas Bërdariç ende nuk ka vendosir nëse do të qëndrojë te Vllaznia edhe për sezonin e ardhshëm. Sponsori Alban Xhaferi po bën të pamundurën për ta mbajtur trajnerin, teksa pas takimit të djeshëm, sot pritet të ketë një tjetër mbledhje vendimtare. Megjithatë, Xhaferi është optimist dhe për emisionin Sport Shoë, thekson se i ka dhënë garanci Bërdariç edhe sa i përket infrastrukturës.
“Kishim një takim të shëndetshëm me trajnerin Tomas Bërdariç. Trajneri është shprehur se ka dëshirë të rinovojë kontratën, gjithashtu dëshira ishte edhe e jona. Ishin diskutime teknike.
Mendoj që nesër (sot) paradite do të kemi edhe nënshkrimin e kontratës me Bërdariç. Mund të themi që kemi gjetur të mesmen e artë. Bashkë me kryetaren e bashkisë kemi bërë gjithçka për të plotësuar kushtet e kontratës së trajnerit.
Bërdariç e vlerësoj shumë për punën dhe gatishmërinë e treguar për arritjen e kësaj marrëveshje. Kemi vendosur përpara dëshirën për të vazhduar projektin dhe pastaj kushtet e kontratës.
Kërkesat? Pika kryesore është pjesa e infrastrukturës, pra ku do të stërvitet ekipi. I kam dhënë siguri që do të kemi një fushë, të cilën do ta ndërtojmë në bashkëpunim me FSHF”, u shpreh Xhaferi. /VipSport/